Forcat izraelite kanë hyrë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në Jerusalemin Lindor, duke plagosur rreth 30 palestinezë, përfshirë edhe tre gazetarë.
Bastisja e re u zhvillua të premten në mëngjes, me palestinezët që hodhën gurë ndaj policisë izraelite.

Një zjarr i vogël u raportua gjithashtu në kompleks, ku palestinezët fajësuan policinë izraelite për djegien e një peme, ndërsa policia tha se zjarri ishte rezultat i palestinezëve që iu përgjigjën me fishekzjarre.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se numri i palestinezëve të plagosur ishte 31, duke përfshirë 14 të dërguar në spital për trajtim. Policia izraelite tha se një polic ishte plagosur pasi u godit nga një gur.

Autoritet izraelite fajësuan palestinezët për hedhjen e gurëve dhe tha se ata pritën derisa të përfundonin lutjet herët në mëngjes përpara se të hynin në kompleks.

Vendi i shenjtë ka qenë qendra e ditëve të dhunës mes tensioneve të rritura pas një sërë sulmesh brenda Izraelit dhe bastisjeve të policisë në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli po e pushton ilegalisht.

Kujtojmë se disa ditë më parë, për këtë ngjarje reagoi edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Edogan. Ai dënoi sulmin në xhami gjatë lutjeve dhe shtoi se qëndrojnë kundër provokimeve të tilla, duke shtuar se Turqia qëndron gjithmonë me Palestinën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb