Luiz Ejlli ka treguar emocionet e tij, pas fitores së Big Borther VIP. Ai shprehet se fitoren ia dedikon të atit dhe se shumë shpejt do vijë me shumë këngë sepse është i vendosur për vazhdimin e ëndrrës së tij.

“Unë do vazhdoj ëndrrën time dhe e di që do kem mbështetjen e Kiarës, familjes dhe të gjithë ata që më duan”, tha Luiz Ejlli.

I pyetur se çfarë porosie do i jepte Kiarës, ai u shpreh që mos shkojë tek okulisti t’i bëjë vizitë syve sepse do pendohet që e ka marrë, por të gjithë këtë e tha në sensin e shakasë.

“Për Kiara Titon nuk kam asnjë porosi, rris siç je, mos shko kurrë tek okulisti, se bërë dhe i pe sytë… do pendohesh se çfarë ke marrë (qesh)”, tha fituesi i BBVIP./panorama/

Luizi Kiara Martohen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: