Në emisionin “Open” në News24 Agim Nesho u shpreh se ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk ekziston asnjë dosje, dhe se gjithçka që ka ndodhur është vetëm një sulm politik.

Pjesë nga biseda në studio:

Agim Nesho: Nuk ekziston një dosje e tillë. Është një sulm politik që ka filluar vite më parë. Tani është koncentruar te opozita dhe kërkohet të ketë ndarje të opozitës. Mund të mendohet nga Rama si kurth politik, por është një qeveri që ka dështuar para aferave të inceneratorëve, duhet t’i kthejë popullit shqiptar mbi gjysmë mld lekë dhe në këtë mënyrë krijon brenda natës një email, ne e dimë kush e ka bërë.

Pse nuk e denonconi?

Nesho: Autoritetin e Dosjeve, zoti Meta e ka hedhur në gjyq.

Ka emra të përveçëm?

Nesho: Nuk po akuzoj, nuk them emër, por ne e kemi të qartë.

Plarent Ndreca: Thatë e dimë kush është, Tani do thuash emrin! Je edhe ambasador, mos të kalojmë në zhurmime. Rama nuk tha Ilir Meta. Tha I.M

Sula: E ke gabim.

Ndreca: Më lër të mbaroj. Tha personi I.M. Media e ka çuar në këtë pikë. Ai u tregua i kujdesshëm. Nëse Ilir Meta nuk ka dosje, nuk ka vend për tu shqetësuar për ligjin. Ligji hap dosje të atyre që kanë

Nesho: Ka rënë shteti për mua.

Ndreca: Nëse është shantazhuar kur ka qenë president thuaje ti. Ai që nuk ka kryer vepër penale s’ka pse shqetësohet.

(BalkamWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: