Mediat greke kanë publikuara pamje nga operacioni i djeshëm i policisë së Athinës, ku u arrestua 30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati.

Ai shihet thuajse i zhveshur, shtrirë në trotuar ndërsa dallohet qartë në këmbën e tij shenja e plagosjes me armë zjarri nga efektivja 35-vjeçare e policisë greke, e cila ishte duke braktisur aksionin për shkak se nuk ndihej mirë, në momentin që u përball me Ferhatin, i cili e sulmoi me kaçavidë.

Agjentët e maskuar të EKAM-it e kanë shtrirë 30-vjeçarin në një batanije speciale dhe shihen teksa i mbështjellin plagët me fasha hemostatike.

I plagosur rëndë nga plumbat që ka marrë, shqiptari duket i mbuluar nga gjaku. Sipas “Protothema” gjatë operacionit shqiptari ka tentuar të arratiset nga Universiteti Politeknik, ndërsa u përball me oficerët duke u thënë: “Mos u afroni ju k**v*”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, në atë kohë, ai u pa nga efektivja 35-vjeçare, me banditin që u vërsul drejt saj.

30-vjeçari bashkë me bandën e tij kishin gjetur strehë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik “Zografou” në 4 vitet e fundit dhe dilnin nga “strofulla” vetëm për të kryer grabitje në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 6-7 të mëngjesit, ndërkohë që mbi Ferhatin janë të hapura 5 çështje penale.

I njohur në rrethin e kriminelëve në kryeqytetin helen sedhe me pseudonimin “Esko”, shqiptari kishte krijuar një bandë me mbi 10 anëtarë që bënte jetë luksi falë parave të grabitura në banesa, supermarkete, karburante dhe banka të nivelit të dytë.

Grupi madje kishte lidhje edhe me një 22-vjeçare greke, e cila ishte praktikante në Policinë e Athinës dhe do të betohej në detyrën e re këtë fundjavë, por në kohën e lirë i shërbente bandës së të dashurit të saj duke u dhënë informacione për aksionet e kolegëve, e madje shijonte luksin me makina të shtrenjta, armë dhe para cash me grupin.

https://youtu.be/4aM94277Kmg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb