Plakja është një proces që prek të gjithë organizmat e gjallë. Shpesh, megjithatë, ajo shoqërohet nga një ndjenjë frike.

Plakja na frikëson, ndonjëherë na shqetëson. Shfaqen rrudhat e para, flokët bëhen gri dhe, njëra pas tjetrës, vijnë të gjitha ato seri sëmundjesh, që na bëjnë të kuptojmë se nuk jemi më kaq të rinj.

Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi, kështu që duhet të mendojmë për plakjen si një dhuratë, një dhuratë që jeta na ka dhënë, edhe një herë, pas asaj të ardhjes në botë. Ndryshimet fizike paraqesin të gjitha përvojat e jetuara deri më tani. Rrudhat janë pasqyrimi i buzëqeshjeve tona, prandaj duhet të jemi krenarë për to.

Kalimi i viteve duhet të jetë një burim krenarie, gëzimi, mirënjohjeje, sepse në çdo qiri që shuajmë kemi një numër të pafund kujtimesh dhe emocionesh të reja për të mbledhur dhe jetuar me njerëzit që duam. Secili nga ne duhet të jetë mirënjohës për jetën, për mundësinë që na jep çdo ditë. Në ato 1440 minuta që shënojnë çdo ditë, ka mendime të mrekullueshme, qindra nuanca të ndjenjave tona dhe shumë shanse gati për t’u rrokur.

Mosha e vjetër nuk është një ndëshkim dhe as shkak për dekurajim. Eshtë krejtësisht e gabuar të ankohemi, duhet të mësojmë të ndihemi me fat. Me fat që jemi përsëri këtu, që kemi ende mundësinë për të jetuar dhe mbledhur momente, të përpiqemi ta bëjmë botën më të mirë, të shijojmë vetë jetën. Çdo vit që kalon është një qëllim. Një fitore. Një arsye për të festuar këtë udhëtim të bukur që jemi thirrur për të kryer.

Jeta është e bukur, le ta shijojmë deri në fund, me të gjitha shenjat e udhëtimit tonë. Ne duhet të na kënaqin rrudhat, jo të na trishtojnë. Mbi të gjitha, u deshën vite, buzëqeshje, vuajtje, lot, për t’i bërë ato të shfaqeshin në fytyrën tonë.

Jeta është aq e bukur. Me pikat e larta dhe të ulëta, me të gjitha shenjat e plakjes që na kujtojnë se jemi akoma në kohë. Për të jetuar dhe për t’u emocionuar. / meb.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: