Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagon pas thirrjes që Presidenti Ilir Meta iu bëri gazetarëve, që të mos dorëzohen para presionit të pushtetit, duke iu kërkuar që “më njoftoni që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti”.

Teksa i nxjerr një foto provokuese të përgjimit me Dritan Priftin, Veliaj thekson se Meta “ka jo vetëm lekët, por edhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën”.

Reagimi i Veliajt:
Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!

Veliaj Tw
Veliaj Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb