TIRANE– Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokodhima deklaroi se protesta në Rrugën e Kombit ishte një reagim qytetar që vinte nga dëshpërimi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Kokëdhima theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të digjen vet në flakët e këtyre protestave nëse nuk e lexojnë qartë mesazhin. Po ashtu ai tha se ‘Zgjidhja nuk ka ardhur si ato partiçkat për qëllime të caktuara’ por se do jetë e pranishme për shumë dekada në vend.

“Zgjidhja është parti e së vërtetës. ‘Zgjidhja; është opozitë e pa kompromise, opozitë me konjukturën. Shqipërinë nuk e qeveris veç Rama, por edhe marrëveshja e partive të vjetra. Shtypi im e denoncoi Nanos dhe në atë kohë. Miqësia ime me Ramën nuk është akuzë. Më lejoni të flas për veprimtarinë time, dhe duhet të jeni krenarë pasi kam qëndruar në opozitë me Saliun, me Ramën, me Nanon. Skam qenë brenda sistemit asnjëherë. Kam qenë deputet i popullit dhe jo i qeverisë. Dhe këtë qëllim ka ‘Zgjidhja’. Ndaj ne do ta përmbysim këtë qeveri. Unë jam rritur mes aftësive të mia, pa borxhe, dhe pa ndihëm e askujt. Kasta e biznesit nuk është kastë më vete. Reagimi në rrugën e Kombit është reagim i një populli të dëshpëruar, të shkelur, të mashtruar, dhe të padëgjuar. Se dëgjon njeri. Ndaj ai reagim është kundër kësaj tiranie të korrupsionit dhe krimit. Unë e përkrah plotësisht edhe protestën e Rrugës së Kombit dhe çdo reagim popullor. I kam bërë ftesë ‘Zgjidhja’ të gjithë demonstruesve që mos të djegin dhe dhunojnë. Këta flasin vetëm gjuhën e dhunës, (qeveria). Por dhuna flaka, dëmtimet, shfrytëzohen nga armiqtë e Shqipërisë. Opozita është e diskretituar. Ça ka bërë kjo opozitë? Në opozitë bëjnë ato që bën pushteti. Ju kujtohet ça thoshte Saliu? Të njëjtat gjëra bënte edhe Rama. “S’do bëjmë koncensionet, do anulojmë skanimet”. Por bënte të njëjtat gjëra. Opozita manipulon popullit, maxhoranca e shtyp. Kjo opozitë është diskretituar plotësisht, shpëtimi është përmbysja. “Zgjidhja’ është e gatshme të punojë me PD dhe paritë e tjera. S’kemi asnjë lloj hezitimi. Por s’mund të bëhemi pjesë e këtij aktiviteti politik, por kemi kërkuar që të jepen sinjale që sdo veprohet siç është bërë. Rama lëshon koketat e oborrit në studiot e tv për të manipuluar opinionin publik. Po jua them edhe sot këtu, Ramës dhe Bashës, se nëse me gënjeshtra do sundojnë, do digjen vetë me këto flakë”, pohoi Kokëdhima.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: