TIRANE – Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri ka dalë kundër thirrjeve të kryedemokratit Lulzim Basha për mos bindje civile ditën e djeshme në mbledhjen e përbashkët PD-LSI. “Lulzim Basha nuk është kryetari i partisë time. Nuk jam dakort me mosbindjen civile,” mëson BalkanWeb të ketë thënë ai nga Kryesia e Kuvendit.

Gjithashtu sot është zhvilluar edhe Komisioni i Ekonomisë ku deputetët e PD kanë vendosur të mos marrin pjesë. I vetmi përfaqësues i opozitës në këtë komision ishte deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto.

Një tjetër deputet që u pa në komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ishte Halim Kosova nga radhët e PD-së siç mund ta shihni edhe në foton e shkrepur sot.
WhatsApp Image 2018-04-03 at 16.44.11
Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kanë dënuar thirrjet e Bashës për mosbindje civile. “Thirrja e Bashës, antikushtetuese. Tarifa 5 euro? S’jam ekonomist. Rruga duhet mirëmbajtur por edhe banorët e Kukësit duhet të lehtësohen nga kjo tarifë,” tha Paulin Stërkaj.

Në mbledhjen e përbashkët të zhvilluar në selinë blu ditën e djeshme, PD bashkë me LSI doli në një vendim unanim.

Deri në përmbysjen e qeverisë Rama, do kishte protesta masive e mosbindje civile. Më herët reagoi edhe kryeministri Rama i cili përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ sulmoi opozitën se i vunë zjarrin ‘patriotik’ Shqipërisë dhe se Kukësin duan ta përdorin si ‘shishe benzine’.

Mes ironisë kreu i qeverisë shtoi se ‘mjerë kush u beson rrugëhumburve pa Atdhe’, duke shtuar se i vetmi qëllim është që t’i shpëtojmë reformës në drejtësi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb