BRUKSEL – Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici u shpreh i qetë, tetë ditë nga zgjedhjet legjislative të parakohshme në Greqi duke theksuar se ato nuk do të rrezikonin angazhimet e marra nga Athina, kushdo qoftë rezultati.

“Nuk di se cila parti do të fitojë, çfarë koalicioni do të formohet. Mendoj, duke përfshirë këtu dhe sondazhet, se ka gjithmonë një maxhorancë të qartë, një maxhorancëtë konsiderueshme në Greqi për partitë që kanë mbështetur qëndrimin për një program ndihme në këmbim të reformave”, konfirmoi Moscovici, pas mbërritjes në një takim të ministrave të Financave në Luksemburg.

Nëntë ditë nga zgjedhjet e parakohshme legjislative në Greqi, partia e majtë radikale SYRIZA duket se ka fituar terren ndaj të djathtës ”Demokracia e Re”, sipas një sondazhi të publikuar sot në të përditshmen ”Efiimeridha ton sintakton”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb