Ndonëse e konsideron një variant ideal, hartën e re të gjyqësorit të propozuar nga KLGJ, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, shprehet se për momentin ku ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, ky variant nuk është i vlefshëm.

“KLGJ përtej faktit që duhej ta shihte ta shihte pak më gjerë, e ka parë cështjen në atë problematikën që përballen cdo ditë lidhur me vakancat që kanë në sistemin e drejtësisë, duke menduar që harta gjyqësore do të ishte një zgjidhje për ktë mungesë. Nga ana tjetër qasja jonë ka qenë pak më e gjerë, sepse ne kemi interes që aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë të respektohet dhe duke parë vështirësitë edhe infrastrukturore, kemi menduar që shkurtimi i gjykatave të rretheve gjyqësore, në 12 apo i Apelit në një të vetëm, në këtë moment që ende kemi procese tranzitore që po zhvillohen sic është procesi i vettingut, ne mendojmë që nuk është e vlefshme për momentin në të cilin jemi. Padyshim, ky do të ishte një variant ideal në momentin që do të kishim edhe infrastrukturën e nevojshme, pro duke e parë edhe me një këndvështrim pak më të gjerë. Sepse harta gjyqësore është e vërtetë që lidhet me gjykatat por nga ana tjetër lidhet edhe me prokuroritë, dhe nëse do shkurtohen gjykatat do shkurtohen prokuroritë. Në një kohë që kërkesë llogaria për prokuroritë është shumë e lartë. Nga ana tjetër lidhet edhe me sistemin e burgjeve, sepse janë organizuar në tërritor në nivel të rretheve gjyqësore, sic është përmbarimi shtetëror shërbimi i provës. Do të ketë pasoja edhe për një sërë procesesh të tjera që ndiqen nga isntitucionet ligjzbatuese.”- u shpreh Gjonaj, duke theksuar se në ditët në vijim do të ketë të tjera takime konsultimesh për të gjetur modelin më të mirë.

Duke folur mbi situatën në burgje gjatë pandemisë së Covid 19, Gjonaj tha se pandemia ishin dy fatkeqësi që sollën vështirësi në shumë sektorë  por në sistemin e burgjeve u ndje më tepër.

“Në kemi patur rreth 250 raste të infektimit me covid, në institucione të ndryshme penitenciare. Ka vështirësinë e tij, se në momentin që hyn një rast brenda ke vështirësi  në izolimin e një pjesë të mirë të personave që ndodhen aty, por kemi tentuar që në të gjitha rastet kur ka patur komplikacione shëndetësore, të gjitha rastet janë trajtuar në qendrën spitalore të burgjeve ku kishim dedikuar dhe vijon ende një pavion i posacëm vetëm për Covid. Fatkeqësisht kemi patur dy humbje jete.” tha ministrja Gjonaj.

Pjesë nga Intervista:

PYETJA: Ju jeni shprehur se deri në fund të muajit besoni të gjeni gjuhën e përbashkët me KLGJ për hartën e re të gjyqësorit. Ku jemi tani?  

GJONAJ: Harta gjyqësore ka qenë një proces shumë i gjatë, që ne kemi zhvilluar me KLGJ dhe asistencën teknike të partnerëve ndërkombëtarë. Padyshim kemi qenë bashkë në momentin që kemi kryer analizën dhe jemi ndarë për shkak të një qasje të ndryshme që kemi patur të dy institucionet te mënyra e organizimit të sistemit të ri gjyqësor. KLGj përtej faktit që duhej ta shihte ta shihte pak më gjerë, e ka parë cështjen në atë problematikën që përballen cdo ditë lidhur me vakancat që kanë në sistemin e drejtësisë, duke menduar që harta gjyqësore do të ishte një zgjidhje për ktë mungesë. Nga ana tjetër qasja jonë ka qenë pak më e gjerë, sepse ne kemi interes që aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë të respektohet dhe duke parë vështirësitë edhe infrastrukturore, kemi menduar që shkurtimi i gjykatave të rretheve gjyqësore, në 12 apo i Apelit në një të vetëm, në këtë moment që ende kemi procese tranzitore që po zhvillohen sic është procesi i vettingut, ne mendojmë që nuk është e vlefshme për momentin në të cilin jemi. Padyshim, ky do të ishte një variant ideal në momentin që do të kishim edhe infrastrukturën e nevojshme, pro duke e parë edhe me një këndvështrim pak më të gjerë. Sepse harta gjyqësore është e vërtetë që lidhet me gjykatat por nga ana tjetër lidhet edhe me prokuroritë, dhe nëse do shkurtohen gjykatat do shkurtohen prokuroritë. Në një kohë që kërkesë llogaria për prokuroritë është shumë e lartë. Nga ana tjetër lidhet edhe me sistemin e burgjeve, sepse janë organizuar në tërritor në nivel të rretheve gjyqësore, sic është përmbarimi shtetëror shërbimi i provës. Do të ketë pasoja edhe për një sërë procesesh të tjera që ndiqen nga isntitucionet ligjzbatuese. Ne do të kryejmë disa procese konsultimi këto ditë, për të gjetur variantin më të mirë të mundshëm për të përmbushur këtë pjesën e mirë të qasjes pak më të gjerë edhe për garantimin e aksesit të qytetarëve në organet e drejtësisë.

PYETJA: Efektet e pandemisë?

GJONAJ: Në fakt që në momentet e para ne e ndërmorëm këtë reformë në sistemin e burgjeve, nuk them që është përfudnuar ka ende shumë, përfunduam kuadrin ligjor tërësor, kemi bërë një ndryshim tërësor për pjesën e burimeve njerëzore, garancitë që janë dhënë trupës policore, pjesa e trajtimit financiar. Tërmeti, pandemia ishin dy fatkeqësi që vërtetë sollën vështirësi në shumë sektorë  por në sistemin e burgjeve u ndje më tepër, sepse thuajse kemi më shumë se një vit e gjysmë që ne jemi thuajse në gjendje të jashtëzakonshme, që do të thotë në një nivel sigurie më të lartë në burgje, për hir të të vërtetës është menaxhuar shumë mirë, në mënyrë të suksesshme, duke mbajtur në konsideratë angazhimin, sakrificat përkushtimin në radhë të parë të stafit shëndetësor, por edhe të trupës policore apo drejtuesve. Kemi nisur vaksinimin e punonjësve të efektivëve të policisë së burgjeve. Janë vaksinuar deri më tani 2770 punonjës, pjesa tjetër është shtyrë për shkak të situatave të tyre personale me kalimin e Covidit. Sot kemi nisur vaksinimin e të burgosurve, duke u bërë ndër vendet e para në rajon që kemi filluar këtë proces për personat e dënuar. E kemi nisur me gratë, ka patur një numër të mirë vaksinimi. Është në interes të të gjithëve që të burgosurit të vaksinohen, sepse kjo do të na japë lehtësi që ashtu sikundër lehtësuam masat para disa ditësh për kufizimet që ishin vendosur sidomos me takimet, të kemi një mundësi hapje më shumë për të hequr të gjitha kufizimet që kemi vendosur në sistemin e burgjeve dhe për t’iu kthyer normalitetit.

PYETJA: Ka patur raste të të burgosurve në gjendje kritike si pasojë e Covid?

GJONAJ: Në kemi patur rreth 250 raste të infektimit me covid, në institucione të ndryshme penitenciare. Ka vështirësinë e tij, se në momentin që hyn një rast brenda ke vështirësi  në izolimin e një pjesë të mirë të personave që ndodhen aty, por kemi tentuar që në të gjitha rastet kur ka patur komplikacione shëndetësore, të gjitha rastet janë trajtuar në qendrën spitalore të burgjeve ku kishim dedikuar dhe vijon ende një pavion i posacëm vetëm për Covid.

PYETJA: Ka patur humbje jete?

GJONAJ: Fatkeqësisht kemi patur dy humbje jete. Nga persona të dënuar, të cilët kanë qenë edhe me sëmundje shoqëruese. Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë edhe me strukturat shëndetësore publike, që në rastet e komplikacioneve të rënda, janë trajtuar në spitalet publike. Sic ka ndodhur edhe jashtë, kanë qenë dy raste ku nuk mund të shmangeshin pasojat fatale të jetës. Mjeket e qendrës spitalore të burgjeve shëtistin nga një burg në burgun tjetër edhe për të matur një temperaturë të një personi me simptoma. I kam shprehur falënderimet stafet për sakrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb