TIRANE

Në kulmin e debateve që shkaktoi propozimi i Sandër Lleshit si pasardhës i Fatmir Xhafajt dhe refuzimi i dekretimit të tij nga Meta, deputetja e PS-së Klotilda Ferhati tha se situata është e paprecedentë. E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ Ferhati tha se deri më tani nuk ka një vendim final nga presidenti për rastin e Leshit, ky i fundit u emërua zv/ministër i Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

“Institucionet kanë detyrime që japin sqarime duke thënë edhe arsyet. Ne jemi përfaqësues të popullit në Kuvend dhe duhet të dimë arsyet. Duke mos pasur një vendimmarrje, s’kam as arsye, por kam vetëm një shkresë. Përgjigja e Metës duhet të jepet me arsye. Presidenti si rregull është mbi palët, nuk është politik. Nuk kemi një vendim në lidhje me këtë gjë, por është një situatë e paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë”, tha ligjvënësja socialiste. Ndërkohë, analisti Shpëtim Nazarko tha se gjeneralin Sandër Lleshi e kanë frikë si Meta, Basha, por edhe vet Rama.

“S’mund të bëjmë çdo ditë sherr pazari. Po u zunë ata çdo ditë (Rama dhe Meta) s’ka kuptim. PD ndërroi nja 5 ministra të Brendshëm. Thotë opozita arrestoni Dakon. Po si u mund të arrestohet njeriu kështu kot! Si në kohën e Enver Hoxhes. Gjeneralin e kanë frikë. Lleshin e ka frikë jo vetëm Meta, por Basha dhe Rama vet”, pohoi Nazarko.

Ndërkohë, duke iu përmbajtur ‘lojës së shahut’, Nazarko imagjinoi bisedën që është zhvilluar mes Metës dhe Ramës.

“Unë pa qene aty në momentin e takimit, Rama-Meta, po luaj shah. Me siguri i ka thënë Meta, Rama; mund të na fusë në burg, nga e gjete këtë. Po bëjmë hipoteza. A do luajmë shah? Llogjika zyrtare është se ky është shembulli, E stër zmadhova”, tha ai.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb