Mosha është thjesht një numër, por në sport nuk vlen shumë kjo. Megjithatë, kur flitet për futbollistë që janë në fundin e karrierës, ka disa ose ka pasur më parë që kanë luajtur në nivele të larta deri në fund, madje kanë fituar trofe të rëndësishëm.

Rasti më i fundit ishte ai i Lionel Messit, i cili nuk fitoi dot Kupën e Botës kur ishte 27 vjeç, por arrin ta bëjë të vetin në moshën 35 vjeçare. Por me siguri Leo do të kërkojë të tjerë trofe të rëndësishëm. Për më shumë, ja rastet kur mosha pak ka ndikuar:

Maldini fitoi Champions League në moshën 39-vjeçare.

Cafu fitoi titullin e Ligës së Kampionëve në moshën 37-vjeçare.

Thiago Silva fitoi Ligën e Kampionëve në moshën 37-vjeçare.

Del Piero fitoi titullin e Serie A me Juventusin në moshën 38-vjeçare.

Dino Zoff fitoi Kupën e Botës dhe “Dorezën e Artë” në moshën 40-vjeçare.

Luka Modrić fitoi medaljen e Bronztë të Botërorit me Kroacinë në moshën 37-vjeçare.

Beckenbauer fitoi Bundesligën me Hamburg në moshën 37-vjeçare.

Javier Zanetti fitoi tripletën si kapiten i Interit në moshën 37-vjeçare.

Dennis Bergkamp luajti finalen e UCL me Arsenalin në moshën 37-vjeçare.

Ibrahimović fitoi titullin e Serie A me Milan në moshën 40-vjeçare.

Ferenc Puskás fitoi Champions League në moshën 39-vjeçare.

Van Der Saar fitoi Premier League në moshën 41-vjeçare.

Franck Ribéry fitoi Bundesligën në moshën 37-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb