Vitet kalojnë për të gjithë, përfshi këtu edhe C.Ronaldo-n, por kjo nuk do të thotë se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka ndërmend të ndalet. Ylli portugez ishte shumë i qartë kur u pyet mbi këtë temë, objektivat e tij të radhës janë dy turnet madhorë, Botërori i Katar dhe “Euro2024”, kjo do të thotë se Ronaldo po planifikon të luaj edhe kur të jetë 39-vjeç:

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por po përfitoj nga ky rast për të thënë se rrugëtimi im nuk ka përfunduar. Ndihem i motivuar dhe kam shumë ambicie të mëdha. Ndodhem në një përfaqësuese me shumë lojtarë të rinj dhe dëshiroj që së bashku me ta të luaj në Botëror dhe në ‘Euro2024’, po e them që tani”, u shpreh Ronaldo gjatë një aktiviteti bamirësie, duke i dhënë fund spekulimeve.

Cr6
Cr6

Botërori i Katar do të jetë i 5 në karrierë për CR7 ndërsa në “Euro2024” do të mbush plot 20 vite në turneun më të madh në kontinentin e vjetër. Arritja më e madhe e Ronaldo-s me përfaqësuesen është suksesi në “Euro2016”. Ronaldo gjithashtu mban rekordin si futbollisti me më shumë gola në historinë e përfaqësueseve në botë, rekord që e vendosi në 2021 duke i marrë fronin Ali Daei.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: