Rusia akuzoi Ukrainën se ka tentuar të sulmojë infrastrukturën e rëndësishme në Krime dhe shtoi se dy rusë u vranë gjatë përleshjeve lidhur me këtë fakt.

Shërbimi Federal rus i Sigurimit (FSB), një agjenci pasardhëse e KGB-së sovjetike, deklaroi se ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin 20 mjete shpërthyese dhe besohet se punojnë për agjencinë e shërbimit sekret ushtarak të Ukrainës.

“Dy rusët, një ushtar dhe një anëtar i FSB-së, janë vrarë në përpjekje për të kapur njësinë ushtarake të Ukrainës”, shkruan FSB në një deklaratë në portalin e saj.

“Unë mendoj se është e qartë se autoritetet e tanishme të Kievit nuk janë duke kërkuar mënyra për të zgjidhur problemet përmes bisedimeve, por i janë kthyer terrorizmit”, deklaroi presidenti Putin, duke shtuar se ky zhvillim i ri është mjaft alarmant. Shumë shpejt, Ukraina mohoi akuzat.

“Ukraina nuk po merr dhe as nuk do të marrë me forcë territorin e saj”, shprehet Yury Tandit i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës për agjencinë e lajmeve, Interfax. Pretendimet vijnë pas një përkeqësimi të luftimeve, kohëve të fundit në lindje të Ukrainës, ku raportohet muaji i kaluar si më vdekjeprurësi në më shumë se një vit.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: