Shërbimi inteligjent i Moskës, FSB kishte njoftuar dëbimin e dy diplomatëve britanikë të akuzuar për “spiunazh”
E menjëhershme dhe e ashpër ishte edhe përgjigja e Londrës, e cila dënoi Rusinë për dëbimin, duke i quajtur akuzat e bëra nga Moska “shpifje dhe të pabaza”
“Kjo nuk është hera e parë që Rusia bën akuza dashakeqe dhe të pabaza kundër stafit tonë ,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike pas vendimit të Rusisë.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të refuzojè akreditimin e një diplomati rus në përgjigje të një lëvizjeje të ngjashme të bërë nga Moska në fillim të kësaj jave kundër përfaqësuesve britanikë.
Sipas zëdhënësit të Mbretërisë së Bashkuar veprimet e Rusisë kanë për qëllim mbylljen e ambasadës britanike në Moskë, e cila mund të ketë pasoja të rrezikshme.
(BalkanWeb)