Moska ka njoftua se do të dëbojë 15 diplomatë holandezë si kundërpërgjigje ndaj Holandës, pasi kjo e fundit muajin e kaluar njoftoi dëbimin e 18 diplomatëve rusë.

Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se se shpall persona non-grata 14 punonjës të Ambasadës Holandeze në Moskë dhe një punonjës të Konsullatës së Përgjithshme në Shën Petersburg.

Rusia bën me dije se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda 14 ditëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb