Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se një vendim i Mbretërisë së Bashkuar për të transferuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow në Kiev është një “përshkallëzim serioz i situatës së luftës”.

Në një deklaratë, ministria tha se Moska rezervon të drejtën “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme” në përgjigje të lëvizjes.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim si një tjetër hap jashtëzakonisht armiqësor të Londrës, që synon të furnizojë më tej Ukrainën me armë dhe të çojë në një përshkallëzim serioz të situatës”, thuhet në deklaratë.

Rusia thotë se transferimi i raketave me precizion të lartë, të cilat kanë një rreze prej mbi 250 km, demonstron një “nivel të paprecedentë të përfshirjes së Britanisë së Madhe në konfliktin ukrainas”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb