Rusia dënoi sot kërcënimet dhe sanksionet e vendeve të Bashkimit Europian kundër zyrtarëve bjellorusë duke shprehur mbështetjen për projektreformën kushtetuese të presidentit Alexandre Lukashenko, për t’iu përgjigjur lëvizjes së kontestave.

Duke iu drejtuar studentëve të Institutit prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO), kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov u shpreh i bindur se populli bjellorus do të ketë mjete për ta zgjidhur vetë krizën politike në vend.

“Ka çështje që duhen diskutuar, është evidente”, shtoi ai, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve para se të akuzonte disa kolegë perëndimorë për lëshimin e dënimeve duke miratuar sanksione.

“Ne mendojmë se është e papranueshme për botën moderne”, shtoi ministri rus i Punëve të Jashtme.

Ai bëri një dallim midis “Europës së Vjetër” që kupton nevojën për të vepruar në një mënyrë të ekuilibruar dhe fqinjëve të Bjellorusisë që duan të tërheqin të gjithë Bashkimin Europian në platformën e tyre të fortë anti-Lukashenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: