Forca e sigurisë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë e njohur si KFOR është kthyer në një burim dhune dhe përshkallëzimi të pajustifikuar në rajon, ka thënë në një deklaratë sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Situata e krizës në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, e cila mund të zgjidhej me një kompromis të qetë, u kthye në dhunë nga “paqeruajtësit” e NATO-s në Kosovë. Ata jo vetëm që treguan joprofesionalizmin e tyre, por edhe u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor përshkallëzimi”, thuhet në deklaratë.

Rusia po ashtu i ka bërë thirrje Perëndimit të shuajë “propagandën e rreme” dhe të ndalojë së fajësuari serbët të cilët i ka cilësuar si “të dëshpëruar” dhe “paqësorë që po përpiqen të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre” për incidentet në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: