Moska ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë, përfaqësuesve të mediave dhe figurave të industrisë së mbrojtjes nga ky vend.

Në një deklaratë të bërë publike së fundmi, Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur ndalimin e hyrjes së grupeve të mësipërme në territorin e saj, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore dhe presionit ndaj mediave të saj shtetërore jashtë vendit.

Lista e të ndaluarve përfshin 29 gazetarë dhe anëtarë të organizatave mediatike britanike si BBC, Sky News, The Guardian dhe The Times.

29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie të BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët të gjithë kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Lista përfshin gjithashtu drejtorin e përgjithshëm të BBC-së Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.

Në prill, Rusia tha se nuk po planifikonte të ndalonte gazetarët e huaj, duke thënë se vetëm po shtrëngonte rregullat e vizave nga vendet jomiqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb