Moska po dërgon hetuesit e saj në Turqi pas vrasjes së ambasadorit rus nga një polic në Ankara. Mevlut Mert Aydintas qëlloi për vdekje ambasadorin Andrei Karlov teksa ky i fundit mbante një fjalim  në një galeri arti, në dukje si shenjë proteste ndaj përfshirjes së Rusisë në Alepo.

Nuk është ende e qartë nëse 22-vjeçari, një anëtar i policisë kundër trazirave, që më pas u qëllua për vdekje, ka lidhje me ndonjë grup, shkruan BBC.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi kishte si qëllim dëmtimin e lidhjeve me Rusinë. Sulmi ndodhi një ditë pas protestave në Turqi mbi mbështetjen e Rusisë për Presidentin Bashar al-Assad.

Erdogan foli me Presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe në një video mesazh tha se të dy kishin rënë dakord që ishtet një “akt provokimi”. Ai tha se kushdo që do të përpiqet për të prishur marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk do t’ia arrijë”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb