Presidenti francez Emanuel Macron gjatë një konference për shtyp ka komentuar paradën e mbajtur në Moskë, në shënim të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se “Putin është në anën e luftës, jo të paqes”.
Macron tha se realiteti i veprimeve të Putinit tregon se çdo besim se Rusia është e interesuar për paqen është “i gabuar në këtë fazë”. Macron ka përsëritur se partnerët evropianë, së bashku me ShBA-në, do të vazhdojnë të nxisin për një armëpushim.
Macron po ashtu ka komentuar praninë e kryeministri sllovak Robert Fico në këto festime, duke thënë në mënyrë diplomatike se, “nuk është leximi më i mirë i historisë evropiane”.
Më i ashpër është treguar Tusk i Polonisë duke thënë se, “pjesëmarrja në paradën e fitores në Moskës është turp për këdo që është atje.”
(BalkanWeb)