MOSKE – Rrjedhja e një substance toksike nga një sistem ftohjeje ka detyruar sot astronautët të evakuojnë segmentin amerikan të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), njoftoi agjencia hapësinore ruse.

“Një substancë toksike doli nga një sistem ftohës në atmosferën e stacionit në segmentin amerikan të ISS rreth orës 08:44 GMT”, – theksoi agjencia në një komunikatë.

”Gjashtë astronautë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) janë të sigurt dhe janë vendosur në segmentin rus pas shpërthimit të një alarmi në segmentin amerikan”, – bëri të ditur NASA.

NASA nuk ka mundur të konfirmojë nëse një rrjedhje amoniaku në stacioni hapësinor ishte shkaku u shpërthimit të alarmit ashtu si njoftoi më herët agjencia hapësinore ruse.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb