Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin, urdhëroi zgjatjen e masave të kontrollit të popullsisë deri më 31 maj, ku kryeqyteti rus është epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri në Rusi.

“Siç u njoftua një ditë më parë, vetëm vendet e ndërtimit dhe industritë, që punësojnë gjithsej 500 000 njerëz në megalopol, do të jenë në gjendje të rifillojnë shërbimin ditën e martë”, tha Sobianin, në faqen e tij të internetit, duke zgjatur kështu me gati tri javë kufizimet që do të skadonin më 12 maj.

“Nëse ky hap i parë i lehtësimit të kufizimeve është i suksesshëm, atëherë mundësia për të arritur një hap të dytë shpejt do të rritet”, shtoi ai.

Nga e marta, në vend do të bëhet i detyrueshëm mbajtja e maskave dhe dorezave në transportin publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi dje se deri më 12 maj, rajonet ruse do të jenë në gjendje të marrin masa për daljen nga kufizimi, të kujdesshme dhe të përshtatura me situatën epidemiologjike të secilit prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: