MOSKE

Pasagjerë në panik nxituan të evakuonin një aeroplan të përfshirë nga flakët në aeroportin e Moskës. 13 persona mësohet të kenë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.


Filmimet e ndarë në Twitter, tregojnë re dhe tym të dendur duke dalë ngë avioni, ndërsa dhjetëra ambulanca janë  shpërndarë gjerësisht në zonë. Të gjithë 78 pasagjerët janë evakuar nga avioni dhe 10 persona të tjerë raportohet të jenë plagosur. Dyshohet se shkak i incidentit që shkaktoi flakët në avion të jetë një vetëtimë.


Avioni shpalli emergjencë pak pas ngritjes nga aeroporti i Sheremetyevo dhe bëri një ulje emergjente në aeroport pas 27 minutave në ajër.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: