1300 protestues u arrestuan nga policia në Moskë gjatë një tubimi që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve ruse, për të përjashtuar disa anëtare të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 8 shtator.

Agjencia Reuters njofton se dëshmitarët tregojnë se disa nga të arrestuarit duket se ishin kalimtarë të rastit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia me megafone u bënte thirrje turmave se po merrnin pjese në demonstrata të paligjshme dhe se do te përballeshin me drejtësinë për shkeljen e ligjit dhe për bllokimin e rrugëve. Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër autoriteteve policore ruse.
“Ky është fundi i eksperimentit 30 vjeçar me zgjedhjet u shpreh një protestues për The Guardian.

Sipas autoriteteve vendase, personat e ndaluar për të marrë pjesë ne zgjedhje nuk kishin mbledhur firmat e nevojshme për të kandiduar edhe pse opozita pretendon të kundërtën. Autoritetet ruse përjashtuan rreth 30 persona nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje duke shkaktuar zemërimin e autoriteteve. Protesta e 27 korrikut ishte thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.

Ai është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave. Autoritetet e kanë cilësuar protestën si të paligjshme.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: