Rusia ka zgjatur një marrëveshje mbi bashkëpunimin hapësinor me SHBA deri në fund të dhjetorit 2030.

“Kryeministri Mikhail Mishustin miratoi një propozim përkatës mbi bashkëpunimin e zgjeruar në kërkimin dhe përdorimin e kozmosit për qëllime paqësore”, tha qeveria ruse.

Marrëveshja, e cila u përfundua në 1992, tashmë është zgjatur katër herë.

Në fillim të marsit, Rusia njoftoi se puna në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) do të vazhdonte deri në vitin 2028.

Stacioni fluturon në hapësirë, ​​rreth 400 kilometra mbi Tokë, tashmë prej më shumë se 20 vjetësh/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb