SHBA-ja dhe Rusia iu afruan më  shumë sot arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e traktatit të kontrollit të armëve bërthamore, “New Start”, midis dy fuqive, pasi Uashingtoni iu përgjigj pozitivisht një oferte të bërë nga Moska.

 

Pak më herët, Ministria e Jashtme ruse ofroi të mos e rrisë numrin e saj të kokat bërthamore, nëse SHBA-ja bie dakord për të njëjtën gjë.

“SHBA e vlerëson ofertën dhe është e gatshme për një takim të menjëhershëm për përfundimin e një marrëveshjeje të verifikueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Traktati “New Start” do të skadojë për katër muaj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb