MOSKE – Rreth 3 mijë persona u evakuuan sot nga aeroporti ndërkombëtar Domodedovo në Moskë, pasi magazina e aeroportit u përfshi nga flakët. Sipas mediave lokale, zjarri në magazinë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, dhe për pasojë 5 persona janë lënduar. Flakët u përhapën në një hapësirë prej 20 metrash katrorë, por tymi mbuloi të gjithë aeroportin. Për këtë arsye rreth 40 fluturime u shtynë deri në normalizimin e situatës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: