Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka bërë një analizë të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se Moskës i intereson të mbajë të ndezur vatrën e konfliktit në rajon dhe se i intereson një Ballkan i destabilizuar.

Shehu u shpreh se e vetmja mënyrë që Serbia të njohë Kosovën, është vetëm nëse arrin të shkëputet nga varësia ndaj Rusisë.

Postimi i plotë:
Serbia do “ta njohe” Kosoven kur te nderprese varesine e saj prej Rusise; mos te kemi iluzione!
Refklektim i te djeles ky, i nxitur nga disa komente iluzive, per nje njohje te shpejte te Kosoves nga Serbia.
Eshte qellimi i Rusise, qe nepermjet Serbise te mbaje nje vater konfliktesh e destabiliteti te ndezur ne Ballkanin Perendimor.
Eshte kjo vartesi, qe e detyron Serbine edhe te pothuajse refuzoje projektet e BE si “Procesi i Berlinit” e te kerkoje t’i devijoje drejt “Ballkanit te hapur” te Vucic.
Te mos shpresojme se kjo vartesi e ky „interes“ do te zbehen shpejt!
Megjithese ne thelb ky nuk eshte interesi i vertete i Serbise, perkundrazi asaj do t’i interesonte te dilte sa me shpejt nga kjo spirale bllokuese, ku eshte dhe e mban Rusia.
Prandaj dhe “Plani Franko-Gjerman” nuk synon gjithecka, nuk kerkon te shtyje deri ne piken finale, ne njohjen reciproke.
Por qendron deri ne disa “kufije” te mundeshem e te dobishem per momentin.
Si i tille une gjykoj se ai nuk mund te hidhet poshte.
Le ta beje kete Serbia, nqs Rusia nuk e lejon as deri ne ato kufi.
Aq me “keq per ate” e per Rusine vete kjo.
Ndersa ceshtja e “asociacionit”, qe ne dukje nuk eshte pjese e ketij plani, eshte ne fakt nje “patate e nxehte”, qe i eshte lene Kosoves nga qeverite e mepareshme, pa dashur te gjykoj per shkaqet e oportunitetin e pranimit te tij atehere.
Sidoqofte ai dhe sot nuk mund te vihet ne jete pervecse nga Qeveria e Kosoves, e absolutisht ne asnje rethane pa ate.
Gje qe pa dyshim kerkon nje veshtrim mbi ate mareveshje te atehereshme ne perputhje me vendimet e Gjykates Kushtetuese e pse jo ndoshta dhe nje perputhje ne termat konkrete te zbatimit me ate vendim.
E them kete se, pavaresisht se duket sikur keto jane ceshtje te vecanta apo interpretohen disa here si te tilla, gjykoj se keto elemente jane te lidhur dhe jo te ndare me njeri tjetrin.
Mendoj se vetem keshtu mund te ecet ne drejtim te stabilitetit e “europianizimit” te Rajonit tone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb