BRAZIL

Koronavirusi ka bërë një rokadë në qeverinë e Brazilit teksa i dyti ministër shëndetësie brenda harkut kohor të një muaji  jep dorëheqjen.

Arsyeja është presidenti Bolsonaro i cili vijon ta quajë koronavirusin ‘grip’. Pikërisht ministri i ri i shëndetësisë Nelson Teich nuk ra dakord me vendimin e Bolsonaros, që të hapë parukeritë dhe palestrat.

Luiz Henrique Mandetta ishte ministri i shëndetësisë që e kritikoi publikisht por Presidenti Bolsonaro i firmosi shkarkimin duke e larguar nga pozicioni.

Jair Bolsonaro u infektua vetë me COVID-19, por pasi e kaloi tha se ishte thjesht një grip duke iniciuar masa lehtësuese dhe duke inkurajuar protesta kundër masave shtrënguese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb