Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira.

Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA.

Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë.
Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit.

“Nuk ka rëndësi se cilit religjion i përkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe e flisni”, ka thënë nën kryetarja e Sotheby, Cassandra Hatton.

“Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve”.

Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapsinore në Hjuston.

Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb