Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ka bërë thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin rrugor.

Balluku thotë se ka pasur disa aksidente së fundmi prej erës së fortë dhe motit të keq, teksa paralajmëron se stuhia do të vijojë për më pak se 24 orë.

Ajo thotë se ky është mot ekstrem dhe prandaj edhe komunikimin e fundit e bën nga një borëpastruese, pasi në terren është e pamundur.

”Gjatë inspektimit që kam bërë nga Miloti në Shkodër, kam dashur të komunikoj me ju. E pamundur në terren të hapur me erë. Vendosa që ta bëj nga kjo borëpastruese për të treguar dhe punën.
Në të gjitha akset problematike kemi firmat si për hapjen e rrugëve edhe për hedhjen e kripës. Duhet pasur parasysh që në këto kushte, i bëjm thirrje gjithë drejtuesve mos qarkullojnë në akset kombëtare dhe me ato që lidhin qytetet e fshatrat. Ky është mot ekstrem. Evitimi i qarkullimit rrugor është gjëja më e mirë për t’u bërë dhe për të mbrojtur edhe jetën e gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve. Kemi pasur disa aksidente prej kësaj ere kaq të fortë. Nëse keni nevojë apo emergjencë mund të përdorni rrugët. Kjo stuhi do të vazhdojë për më pak se 24 orë.”- tha Balluku.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb