Një gropë gjigande është krijuar në mes të një rruge në Kaliforni të SHBA-së. Në pamjet e bëra publike në mediat ndërkombëtare duket qartë se si është shkatërruar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut. Oficeri John Yerace tha për mediat se e kishte vënë re kraterin gjigand javën e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë pas kësaj u ndalua qarkullimi në rrugë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën që të rregullojnë rrugën dhe të rikthehet sërish shërbimi.

Javën e kaluar në Kaliforni u krijua një stuhi e fuqishme që shkaktoi me dhjetëra rrëshqitje dherash duke detyruar me qindra persona që të evakuohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: