Moti i keq ka shkaktuar problemet e para në qarkun e Korçës. Fshati Panairit në bashkinë e Korçës aktualisht është pa drita, pasi janë dëmtuar shtyllat e energjisë, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se punonjës të OSHEE ndodhet në terren për të bërë te mundur zgjidhjen e problemit, por sipas banorëve ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë me dëborë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh kur u regjistruan dhe reshjet intensive që arritën deri në 60 cm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: