NIGERI-Pothuajse 200 persona kanë vdekur për shkak të motit të keq në Nigeri, bën të ditur Al Jazeera.

Agjencia Kombëtare për përballimin e Emergjencave (NEMA) në Nigeri ka deklaruar që 199 personat kanë mbetur të vdekur pasi lumenjtë Niger dhe Benue kanë dalë nga shtrati për shkak të shirave të furishëm.

Tani frika më e madhe ekziston nga epidemia e kolerës që Kombet e Bashkuara e kanë bërë të ditur në dy javët e fundit ku janë regjistruar 3000 raste në veri të vendit prej të cilëve 97 vdekjeprurëse.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb