Një meteorolog grek, Giannis Kallianos parashikon se nesër do të ketë mot të paqëndrueshëm në zonat qëndrore dhe veriore të Greqisë.

Moti i përkeqësuar do të karakterizohet nga stuhi të izoluara dhe shira lokale. Po ashtu edhe temperaturat më të ulëta do të jenë ndjeshëm në rënie.

Sipas hartës së publikuar nga mediat greke, nga moti i keq mund të preken edhe zona të Shqipërisë si Korça, Përmeti, Gjirokastra apo Saranda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb