Gjatë kësaj jave disa zona të Qarkut të Elbasanit janë përfshirë nga stuhitë lokale edhe pse përgjithësisht prej disa javësh mbizotëron mot i nxehtë dhe me temperatura mjaft të larta.

Rezulton se gjatë gjithë kësaj jave ka pasur disa raste të përkeqësimit  të motit, sidomos në rrethin e Librazhdit ku ka pasur rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh.

Një situatë e tillë mjaft e pazakontë është regjistruar fshatin Steblevë të Njësisë Administrative me të njëjtin emër në Bashkinë e Librazhdit ku janë dëmtuar plotësisht të mbjellat dhe pemëtaria, duke u shkaktuar fermerëve dëme të konsiderueshme.

Në momente të caktuara  në disa zona ka pasur edhe erëra të forta, me shpejtësi 20-50 km/h.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb