Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes dhe borëpastrueset janë në punë për të mbajtur të qarkullueshme të gjitha akset në zonat ku ka pasur reshje bore.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

“Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në rrugët që kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: