TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika deklaroi se situata e motit në vend është drejt përmirësimit.

Pavarësisht temperaturave tepër të ulëta, ndalimi i reshjeve të borës ka bërë të mundur ndërhyrjen e firmave dhe mjeteve për pastrimin e rrugëve në mënyrë që të bëhen të kalueshme. Xhika tha sot për News24 e BalkanWeb se të gjitha akset janë të kalueshme.

“Situata është drejt përmirësimit. Të gjitha akset janë të kalueshme. Është hedhur kripë në të gjitha akset në Kukës dhe Dibër dhe aktualisht të gjitha akset rrugore janë të hapura”, deklaroi Xhika.
Ai apeloi drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb