TIRANE

Në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemim emergjent kanë nga sot një strehë të ngrohtë. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Projekteve IADSA, çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Italisë, Aberto Cutillo, vizituan mjediset e strehëzës së re, ku takuan edhe disa nga qytetarët në situatë rruge që tashmë kanë filluar të marrin shërbim në këtë qendër.

“Ky është projekti ynë i dytë i suksesshëm që kemi hapur së bashku me ambasadorin. I pari kanë qenë shtëpitë e reja për komunitetin rom, të cilët u larguan nga lumi ku rrezikonin jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, nga sot kemi nisur zyrtarisht një nismë tjetër, e cila besoj është një nga nismat më sociale në Tiranë: një strehë e përhershme për njerëzit që janë në situatë rruge”, deklaroi Veliaj.

Veliaj

 

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: