Policia e Shtetit iu drejtohet të gjithë drejtuesve të mjeteve, duke iu kërkuar të bëjnë kujdes, për shkak të motit të keq me reshje shiu e dëbore, që ka përfshirë gjithëvendin.

Uniformat blu iu kërkojnë shoferëve të shamngin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave.

#Për_çdo_problem_kontaktoni_në_nr_falas_të_Policisë_së_Shtetit_112 !

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb