Moti i ftohtë që ka pushtuar këto ditë vendin tonë duket se do të neutralizojë edhe futbollin. Sipas asaj që ka konfirmuar faqja zyrtare e FSHF-së në “Facebook”, 7-të nga 10-të ekipet e Kategorisë Superiore kanë kërkuar shtyrjen e kampionatit me një javë.

Momentalisht ekipet janë në fazën përgatitore për gjysmën e mbetur të sezonit. Faza e tretë e kampionatit do të niste me datën 21 janar. Ashtu siç konfirmon edhe vetë FSHF-ja ende asgjë nuk është zyrtare, por së shpejti pritet një vendim.

Postimi I FSHF-së në “facebook”

7 klube të Superiores kërkojnë shtyrjen e Kampionatit.
Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta, nisur edhe nga kërkesa e disa klubeve FSHF ka marrë konfirmimet e pjesës më të madhe të klubeve të cilat shumica e tyre kërkojnë shtyrjen me një javë të rifillimit Fazës së 3-të të Kategorisë Superiore. Megjithatë, FSHF do dalë së shpejti me një vendim final zyrtar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb