KORCE– Edhe pse temperaturat kanë shënuar rritje, vetëm pak ditë pas ndërprerjes së reshjeve që përfshinë gjithë Shqipërinë, dëbora është kthyer sërish në disa qytete të vendit.

Si pasojë e këtyre reshjeve ka mbetur i bllokuar aksi Krujë-Qafë Shtamë dhe rrugët e 10 fshatrave që lidhen me këtë aks. Mësohet se në juglindje të vendit trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 centimetra.

Pas një ndërprerje gati 3-javore, nxënësit i janë drejtuar sot shkollave. Por, nisur nga moti i ftohtë janë reduktuar orët e mësimit në dy shkolla në Korçë, konkretisht në shkollën “Naim Frashëri” dhe “Sotir Gurra”.

Si pasojë e temperaturave të ulëta ka patur probleme me kaldajat, dhe është vendosur që në këto shkolla orët e mësimit të reduktohen në 35 minuta. Po kështu orët e mësimit janë reduktuar edhe në zonat malore, ku trashësia e dëborës arrin në 25 cm, ndërsa temperaturat shënojnë – 7 gradë celsius.

Ndërsa në rrethin e Dibrës, 20% e nxënësve në zonat malore nuk kanë shkuar në shkollë, për shkak se rrugët janë të bllokuara nga dëbora.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb