Teksa në Dibër termometri shkoi deri në -17 gradë celsius, në Korçë temperaturat kanë shkuar deri në -7. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb situatën meteorologjike dhe kushtet e rrugëve për qarkun e Korçës, ndërsa mësohet se gjatë natës nuk ka pasur reshje bore.

Mësohet se në zonat më malore ka prezencë të erës, ndërsa moti aktualisht është i kthjellët. Në akset nacionale dhe turistike: Korçe-Erseke –Leskovik; Korçe –Voskopojë; Korçë–Dardhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në orët e para të mëngjesit është bërë kontrolli dhe kriposja e rrugëve me material të përzierë Kripë + Granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngicave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: