ELBASAN- Rreth 20.000 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji për shkak të motit të keq ne të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

Mbrëmë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut -Steblevë ka 60 cm dëborë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb