SERBI-BULLGARI- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga moti i ftohtë në disa vende të Ballkanit.

Tre vetë janë gjetur të ngrirë në Bullgari, ndërsa dy në Serbi, për shkak të temperaturave të ulëta që kanë prekur gjatë fundjavës Ballkanin dhe një pjesë të Evropës.

Në jugperëndim të Bullgarisë, qindra mjete janë bllokuar për shkak të borës në rrugë, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në territorin Vidin, kanë raportuar mediat lokale.

Disa rrugë në Serbi janë të pakalueshme, ndërsa në disa vende bora arrin deri në 2 m lartesi, në pjesën verilindore.  Ministria e brendshme tha se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Temperatura të ulëta janë edhe në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, e në vende të tjera të rajonit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb