QAFË THANË

Pavarësisht punës që është bërë, gjatë natës është hapur vetëm një korsi por kalojnë vetëm mjete 4×4, kurse në doganë ka ende mjete të vogla që presin të kalojnë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se sot në mëngjes vijon ende stuhia e dëborës. Ndërkohë, që policia është stacionuar në zonë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve pasi është e rrezikshme.

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë nëse janë kthyer në Strugë apo jo. Vijon puna, por stuhia e bën të vështirë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb