TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Sipas ARRSH-së, në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.
Deri në orën 10:00 të ditës së sotme situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë: Në akset Trau Dajt–Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këto akse rrugore.
Durrës: Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Elbasan: Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë Rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.
Berat: Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Vlorë: Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor në Qafën e Llogarasë është i pastruar. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.
Gjirokastër: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Erind -Çajup ka prani ngricash. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet që të përdoren goma debore ose zinxhirë për mjetet e vogla në aksin rrugor drejt Çajupit.
Korçë: Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Aksi rrugor Korçë – Dardhë ka prani ngricash. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në gjithë akset rrugore. Qarkullimi i mjeteve rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin e Dardhës.
Kukës: Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës –Morinë kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Kukës – Krumë Kukës – Draj, Reç Domaj – Bushtricë Kukës – Qafë Shllak Kukës –Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit.
Dibër: Është hedhur kripë, borëpastrueset janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Ura e Çerenecit – Steblevë Muhurr – Qafë Draj Sllovë – Kalaja e Dodës.
Shkodër: Koha me diell. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet, ka ngrica që po trajtohen me kripë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend dhe bejnë herë pas here hapjen e rrugës. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Qafë Mali – Flet Fushë Arrëz – Qafë Shllak

Fier: Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Lezhë: Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Rrëshen – Qafë Benë Shpal – Ura e Repsit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: