ARRSH njofton zyrtarisht mbi gjendjen e akseve në gjithë Shqipërinë që në natën e kaluar u përfshi nga moti i keq.

Sipas ARRSH, qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare. Rënie materialesh pati në akset Librazhd-Elbasan, në kilometrin 107 Kalimash, Shkopet-Ulëz, Lukovë-Bunec dhe Ura e Kranës Syri i Kaltër.

Ndërkohë rekomandohet që në rrugën e Dardhës të qarkullohet me zinxhirë nga km 6 deri në km 12.

 

NJOFTIMI NGA ARRSH

?Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin?? por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin ?

?Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

?Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë?

⚠️Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb